Arbëri

Në UP nis edicioni i Universitetit Veror Ndërkombëtar

Në UP nis edicioni i Universitetit Veror Ndërkombëtar

Universiteti i Prishtinës sot nisi edicionin e 19-të të Universitetit Veror Ndërkombëtar të Prishtinës, në të cilin marrin pjesë 200 studentë ndërkombëtarë dhe vendorë, që do të ndjekin 17 kurse.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, tha se edhe në këtë edicion ndërkombëtar dhe me programin e tij mjaft të avancuar akademik, Universiteti i Prishtinës, po e vazhdon traditën e hapjes ndaj arritjeve dhe vizioneve më bashkëkohore të dijeve akademike universitare në nivel ndërkombëtar.