Arbëri

Rrëzimi i Qeverisë humb shpresën për ushtri këtë vit, s’u shfrytëzuan shumë mundësi

Rrëzimi eventual i Qeverisë do të marrë me vete edhe shpresën se Kosova do të ketë Ushtrinë e saj gjatë 2017-ës.

Me shpërbërjen e Kuvendit përfundojnë të gjitha procedurat edhe për ligjet që ishin në proces dhe rrjedhimisht edhe Iniciativa e presidentit Thaçi, për krijimin e Ushtrisë përmes Ligjit.

Kjo iniciativë do të kthehet në pikën zero, pavarësisht se Ligji që u kërkua të pezullohet nga vetë iniciuesi, tashmë është proceduar në formë të rregullt për shqyrtim të parë në Kuvend, nga Komisioni Parlamentar për Siguri.

Sidoqoftë, për analistët, iniciativa e presidentit, pavarësisht se ishte ide e mirë, nuk u përcoll me veprime konkrete institucionale.

Por ka shpresë se Ushtria nuk do të jetë pjesë e fushatës tashmë pothuajse të nisur, sepse dështimi në këtë çështje nuk është diçka për t'u krenuar.