Arbëri

Kosovare Asllani ia siguron Suedisë vendin e tretë në Botërorin e femrave

Suedia përfitoi nga mbrojtja e dobët dhe nga VAR-i për të mposhtur Anglinë 2-1 në Botërorin e Femrave në ndeshjen e së shtunës për vendin e tretë.

Golat e hershme nga Kosovare Asllani dhe Sofia Jakobsson mjaftuan për të parë skuadrën e Phil Nevillet, e cila ia doli të shënonte njëherë përmes Fran Kirby ndërsa goli i barazimit nga Ellen White u konsiderua si prekje e topit me dorë, raporton Reuters.

Lojtarja e krahut Karen Carney erdhi si zëvendësuese e Nikita Parris në minutën e 74-të për të bërë paraqitjen e saj të fundit me fanellën e Anglisë pasi të premten njoftoi se do të pensionohet pas kësaj ndeshjeje. Por, as ajo nuk ia doli të bëjë ndryshimin, transmeton Koha.net.