Arbëri

MAPL nënshkruan marrëveshje mirëkuptimi me OJQ-në “Kosova in EU”

Zëvendësministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj, ka nënshkruar marrëveshje mirëkuptimi me përfaqësuesen e organizatës Jo-Qeveritare “Kosova in EU”, Albulena Bruçi, për financimin e projektit, “Bashkëpunimi ndëretnik për përfaqësim demokratik të qytetarëve dhe fuqizimin e administratave komunale në komunat e rajonit lindje”.

Projekti ka për qëllim organizimin e një debati gjithëpërfshirës ndërmjet shoqërisë civile, autoriteteve lokale dhe komunave të rajonit të lindjes.