Arbëri

Gjatë ditës ngrohtë, pasdite pritet të ketë vranësira

Descriptive Text

Sot në Kosovë do të mbajë mot kryesisht me diell, pasdite me vranësira të cilat vende-vende do të shoqërohen me reshje shiu të shoqëruara me shkarkime rrufesh.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-16 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 30-32 gradë celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-7m/s.