Arbëri

Engel: BE-ja e di që i keni plotësuar kriteret për viza, do të vazhdoj t’u bëj presion

Descriptive Text

Kongresisti amerikan, Eliot Engel, ka qenë sot pjesë e ceremonisë së përurimit të objekti i ri të Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë, në kuadër të festimit të 243-vjetorit të Pavarësisë së SHBA-së.

Ai ka thënë se SHBA-ja do të qëndrojë gjithmonë pranë Kosovës.

“Populli i Kosovës e meriton që të trajohet si të gjitha vendet përreth jush, e kjo do të thotë liberalizim i vizave, do të thotë që të keni mundësi për të udhëtuar në shtetet e BE-së pa viza dhe të keni një rrugë të qartë për anëtarësim në NATO dhe Bashkimin Evropinan”, ka thënë Engel, përcjell KTV .

"BE-ja e di se ju i keni plotësuar kriteret dhe shpresoj që së shpejti do t’i hapë dyert për ju. Unë do të vazhdoj t’u bëj presion”, ka shtuar më tej ai.