Arbëri

Bërnabiq e quan lajm të tmerrshëm unifikimin e misioneve diplomatike Kosovë-Shqipëri

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq ka reaguar ashpër ndaj nënshkrimit të marrëveshjes për unifikimin e misioneve diplomatike mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq e dënoi nënshkrimin e kësaj marrëveshje duke e quajtur atë të “tmerrshme”.

Ajo i tha televizionit Pink, se është skandaloze që deri më tani nuk ka asnjë reagim nga Shtetet e Bashkuara, dhe se nënshkrimi i kësaj marrëveshje me qëllim është bërë në kohën kur po zgjidheshin udhëheqësit e rinj të BE-së, pasi në këtë mënyrë nuk do të kishte reagim nga Brukseli/REL.

Lexoni edhe: Kosova e Shqipëria me marrëveshje për bashkëpunimin diplomatik të të dyja vendeve