Arbëri

Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë shpall fituesit për “Start Up” biznese 2019

Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, ka shpallur rezultatet e projekteve fituese të bizneseve “Start Up” për vitin 2019.

Në thirrjen publike për financimin e bizneseve fillestare “Start Up” 2019 kishin aplikuar 885 projekte, derisa fitues kanë dalë 78 ide të projekteve për “Start Up”.

"Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, projektet e bizneseve fillestare i përkrah nëpërmjet formës së granteve me bashkëfinancim, ku 90 për qind financim është i ministrisë dhe 10 për qind financim nga biznesi. Shuma maksimale e përfitimit për një biznes fillestar ka qenë 9000 euro", thuhet në komunikatë.

Tutje, thuhet se Komisioni vlerësues për “Start Up” ka analizuar çdo projekt me kujdes të veçantë në mënyrë që idetë më të mira dhe më të kompletuara të shpallën fitues.

Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, njofton aplikuesit se afati për ankesa është tetë ditë pune nga data e publikimit të rezultateve.

Qëllimi i thirrjes publike për Start – Up 2019, ka qenë përkrahja e ideve inovative biznesore dhe idetë që gjenerojnë vende të reja të punës, si dhe përfshirja sa më e madhe e grave dhe të rinjve në biznes.

Rezultatet preliminare të bizneseve “Start Up” që kanë përfituar mund t’i gjeni këtu

Rezultatet preliminare të bizneseve “Stat Up” të refuzuara mund t’i gjeni këtu