Arbëri

Sot seancë gjyqësore për “Syrin e Popullit”, në pyetje merret Sadri Ramabaja

Sot në orën 13:00, në Gjykatën Themelore në Prishtinë do të mbahet seancë gjyqësore në rastin e ashtuquajtur “Syri i Popullit”.

Në seancën e sotme, i dyshuari i këtij rasti, Sadri Ramabaja, do t’u përgjigjet pyetjeve të Avokatit, Prokurorit dhe Gjyqtarit të rastit.

Kjo seancë është paraparë të jetë edhe vendimtarja për Ramabajën, i cili po mbahet në paraburgim për gati 2 vjet.

Lexo edhe: Nis seanca për rastin “Syri i Popullit”

Kujtojmë se të akuzuar në këtë rast janë Sadri Ramabaja, Murat Jashari, Ragip Sallova, Avni Llumnica, Sabit Berisha, Bexhet Luzha, Halim Halimi, Bajrush Konjusha, Lirije Luzha dhe Rexhep Topllana.