Arbëri

Tribunali ndërkombëtar për krimet serbe do të jetësohet, thotë Krasniqi

Komisioni Ad-hoc për themelimin e Tribunalit për krimet e kryera të Serbisë në Kosovë, pret që Kuvendi para pushimeve verore të miratojë Komisionin Shtetëror për këtë çështje.

Kryesuesi i këtij komisioni, Memli Krasniqi, thotë se Tribunali Ndërkombëtar do të jetësohet, raporton KTV.

E, deputeti i Nismës Socialdemokrate në këtë komision, e sheh të vonuar këtë iniciativë, por të domosdoshme.

Nga ana tjetër, opozita e cilëson të parealizueshme këtë nismë.

Por, sipas IKD-së, themelimi i këtij Tribunali është protagonizëm politik i kryetarit të Kuvendit.

Betim Musliu nga IKD-ja, në vend të kësaj, kërkon nga institucionet që mbështeten Prokuroria Speciale dhe Gjykatat vendore për ndjekjen dhe gjykimin e kryerësve të krimeve.

E, propozimi për themelimin e Komisionit Shtetëror për Tribunalin, shefi i deputetëve të PDK-së, Memli Krasniqi, pret që të votohet para pushimeve verore.