Arbëri

Banorët ankohen se deponia në Shirokë po shfrytëzohet edhe për mbetje jo të ngurta

Deponia e mbetjeve të ngurta në fshatin Shirokë të Suharekës, po u sjell telashe banorëve të fshatrave Shirokë, Studençan, Nepërbisht, Tërrnje dhe Leshan.

Kjo deponi e krijuar pas fushatës “Ta pastrojmë Kosovës”, në mars të vitit 2018, me iniciativë të Komunës së Suharekës, po keqpërdoret nga banorët, të cilët hedhin aty edhe mbetje tjera, raporton KTV.

Me kundërmim dhe ndotje të ambientit, më së shumti po përballen banorët e fshatit Studençan, që ndodhet shumë afër deponisë, e të cilët kërkojnë zgjidhje nga ana e Komunës.

E shqetësuar me këtë gjendje është edhe opozita në Suharekë, e cila thekson se kjo deponi është ilegale dhe për keqmenaxhimin e saj, fajëson Komunën.

Edhe në Komunën e Suharekës e pranojnë se deponia e cila është krijuar për të shërbyer në mënyrë të rregullt për grumbullim të mbeturinave, shpeshherë është shfrytëzuar në mënyrë ilegale.

Sipas tij, problemi i banorëve të fshatrave përreth do të zgjidhet së shpejti, kur nën menaxhim, këtë deponi do ta marrë një kompani private.

Për deponinë e mbetjeve të ngurta në fshatin Shirokë, Komuna e Suharekës ka ndarë një hapësirë prej 5 hektarësh, derisa ka investuar rreth 95 mijë euro.