Arbëri

Procedohet penalisht për pengim të zgjedhjeve kryetarja e bashkisë Shkodër

Tiranë, 30 qershor -Policia e Shtetit bën të ditur sot se është proceduar kryetarja bashkisë Shkodër Voltana Ademi për veprën penale të “Pengimi i zgjedhësit”.

Në njoftimin zyrtar, policia sqaron se “Ademi pasi duke ushtruar funksionin dhe autoritetin e saj si kryetare e Bashkisë Shkodër, ka urdhëruar me shkrim punonjësit e kësaj bashkie të mbyllin disa Qendra e Votimi (shkolla), të cilat administrohen në pronësi të Bashkisë Shkodër, konkretisht 53 Qendrat e Votimit”.

Materialet u referuan hetimore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor, Shkodër për veprën penale të “Pengimi i zgjedhësit” parashikuar nga neni 330/1/2 i Kodit Penal/ATSH.