Arbëri

Lladrovci: Në AAK shkova me bekimin e Thaçit

Me bekimin e atë kohë kryeministrit të partisë, Hashim Thaçi, Ramiz Lladrovci kaloi në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.

Ishte periudha 2003-2007 kur Thaçi dhe Haradinaj akuzonin njëri-tjetrin për krim politik. Lladrovci ka thënë se në atë kohë nuk ka pasur akuza të tilla, ndonëse “i kanë mëshu njëri-tjetrit nga pak”.

Këtë e bëri të ditur vetë Lladrovci në Rubikon të KTV-së.

“Unë kam qenë themelues i PDK-së, bashkëthemelues. Në një kohë të caktuar kam qenë edhe në AAK-në, nuk kam qenë pa marrëveshje të z. Thaçi dhe z. Haradinaj. Në demokraci kemi dashtë m’i ndihmuar njëri-tjetrit dhe e kemi bërë. Në kohën 2003-2007”, ka thënë Lladrovci.