Arbëri

Bytyqi në Kuvend, ballafaqohet me mal kritikash për gjendjen në arsim e punësime partiake

Me përplasje e replika mes deputetëve dhe ministrit të Arsimit ka kaluar seanca e jashtëzakonshme për gjendjen në arsim, e thirrur nga opozita.

Fillimisht, fjalën e mori deputeti i “Vetëvendosjes”, Ismajl Kurteshi, i cili e akuzoi ministrin e Arsimit për gjendjen e keqe në arsim dhe për punësime partiake, raporton KTV.

I menjëhershëm ishte reagimi i ministrit Shyqiri Bytyqi.

Punësimet e militantëve në sektorin e arsimit, ministrit Bytyqi ia përmendi edhe bashkëpartiakja e Kurteshit, deputetja Albulena Haxhiu, e cila po ashtu tha se arsimi është shkatërruar .

Deputetja Valentina Bunjaku nga LDK-ja tha se duhet të themelohet një komision, i cili do të hetonte vendimet e ministrit të Arsimit dhe tërë këtë sektor.

Por projekti për ndërtimin e çerdheve publike në Prizren u bë shkak i përplasjeve, kësaj radhe jo i deputetëve me ministrin por deputetëve mes vete.

Luljeta Veselaj-Gutaj nga PDK-ja tha se ky projekt ka qenë i PDK-së.

Ndërsa Arbër Rexhaj, nga VV-ja tha se projektet në fjalë janë të VV-së dhe se PDK-ja e Nisma nuk mund të krenohen për projektet në këtë komunë.

Pas këtij debati, deputetët shkuan në pauzë dhe shumë deputetë nuk u kthyen për vazhdim të seancës.