Deri në 33 gradë celsius temperaturat sot në Kosovë Foto: Driton Paçarada / Koha

Deri në 33 gradë celsius temperaturat sot në Kosovë

27 June 2019 08:00

Fushat me presion të lartë atmosferik që kanë përfshirë Gadishullin e Ballkanit do të jenë të qëndrueshme edhe sot duke krijuar kushte për mot me diell dhe re të shpërndara.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën me dije se temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 16-17 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 30-33 gradë celsius.

Sa i përket fushave barike, ato janë dhe do të mbeten të larta, për disa milibarë mbi vlerat e normales.

Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes e lehtë deri mesatare.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme