Arbëri

“Bëhu fytyra ime” prek në emocionet e vizitorëve të huaj

Në Muzeun e Kosovës vazhdon të jetë e hapur për vizitorë ekspozita “Bëhu Fytyra ime”.

Në qendër të ekspozitës së autores Eliza Hoxha është i vendosur portreti i Vasfije Krasniqi-Goodman, e cila gjeti kurajën të rrëfente krimin që kishte përjetuar nga forcat serbe, raporton Koha.net.

Përveç vendasve, ekspozita është e frekuentuar edhe nga të huajt.

Cornelius Young, turist nga Irlanda, po e viziton Kosovën për herë të dytë. Me të dëgjuar historinë e luftës në Kosovë, Young u bë kureshtar edhe për ekspozitën “Bëhu fytyra ime”.

E ka quajtur të tmerrshme aktin e dhunimit seksual nga serbët.

E për një moment, ai përjetoi edhe emocione.

Edhe sot, përveç Vasfije Krasniqit nuk ka viktima tjera të dhunës seksuale që dolën publikisht për t’u rrëfyer.

Në Kosovë janë mbi 20 mijë viktima të dhunës seksuale nga lufta vitit 1999.

Përderisa viktimat janë pothuajse të padukshme në përditshmëri, kjo ekspozitë ka për qëllim të sjellë copëza të rrëfimeve të tyre derisa vizitorët ftohen t’i vizitojnë ato.

Kjo storie është përgatitur përmes teknikës së Mobile Journalism – Mojo.