Arbëri

Mustafa: Rënia e punësimit në Kosovë është drastike, dekurajimi i qytetarëve i madh

Për Besian Mustafën, ekonomist me profesion e zëdhënës i Lidhjes Demokratike të Kosovës në të njëjtën kohë, në Qeverisjen Haradinaj ka numër drastik të të punësuarve.

“Nëse i shohim numrat e punësimit atëherë shohim një rënie drastike”, ka thënë Mustafa, në Rubikon të KTV-së.

Por sipas tij, ajo që nuk u diskutua asnjëherë është shkalla e joaktivitetit shoqëror.

“Është fjala për popullsinë e aftë për punë por që nuk merr pjesë në tregun e punës”, ka thënë Mustafa.

“Në term shumë të thjesht është dekurajimi i popullatës së Kosovës për të punuar”, ka thënë Mustafa duke iu referuar statistikave të fundit për nivelin e papunësisë në Kosovë, bazuar në të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës.

Image