Arbëri

Deputetët e Komisionit për Arsim i kërkojnë Bytyqit të kthehet nga fillimi procesi i teksteve shkollore

Komisioni për Arsim ka kërkuar nga ministri i arsimit, Shyqyri Bytyqi që procesi për tekstet e reja shkollore të kthehet nga fillimi.

Është kërkuar llogari nga ministri se pse projektligji për tekstet shkollore ende nuk ka shkuar në Kuvend.

Pa miratimin e tij, sipas deputetit Ismajl Kurteshi, nuk duhet të merret asnjë hap tutje në këtë proces.

Kritika dhe vërejtje, përveç gabimeve përmbajtjesore, në tekstet e reja ka pasur edhe në përzgjedhjen e recensentëve, raporton KTV.

Por, ministri Bytyqi ka premtuar transparencë në këtë proces.

Ai ka thënë se projektligji ka mbetur peng i buxhetit dhe se përzgjedhja e recensentëve dhe shtëpive botuese është bërë sipas ligjit.

Ndërkohë, ministri Byqyti ka deklaruar se të gjitha komunat që nuk i kanë respektuar afatet e procesit mësimor, sipas vendimit të Ministrisë, do të japin përgjegjësi.