Arbëri

Velipoja pa roje bregdetare, 3 persona rrezikojnë të mbyten

Tre persona kanë rrezikuar që të mbyten sot në plazhin e Velipojës. Më dramatike situata ka qenë për një të mitur, i cili për pak sa nuk kanë humbur jetën.

Ishin turistët ata që arritën të ndërhynë në kohë, për t’i shpëtuar jetën. Burime për Top Channel, raportojnë se Velipoja nuk ka roje bregdetare, ndonëse është investuar për kullat e vrojtimit.  Kjo  e bën të rrezikshëm futjen në ujë të personave që nuk dinë not

{gallery}