Arbëri

Haradinaj: Do të bëjmë përpjekje për përfaqësim të barabartë të komuniteteve

Descriptive Text

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se komuniteti egjiptian ka dhënë shumë për zhvillimin e Kosovës.

Ai në një postim në Facebook, ka shkruar se komuniteti egjiptian ka qenë pjesë e të gjitha proceseve shtetndërtuese të Kosovës.

“Ne si Qeveri e vendit do të bëjmë përpjekje të pandalshme për përfaqësim të barabartë të këtij komuniteti jo vetëm në punësime, por edhe atëherë kur merren vendime dhe diskutohet për fatin e Kosovës”, ka thënë ai në shënimin e Javës së Egjiptianëve.

Haradinaj ka thënë se, me një vendim të Qeverisë e kanë shpallur 24 qershorin, Ditë të Egjiptianëve të Ballkanit, si ditë memoriale e cila duhet të respektohet në vazhdimësi.

“Komunitetet janë vlerë e vendit tonë dhe diversiteti është pasuri”, ka përfunduar Haradinaj.