Arbëri

Shqipëria duhet të paguajë biznesmenin italian 111 milionë euro

Një gjykatë ndërkombëtare ka urdhëruar Shqipërinë që t’i paguajë një biznesmeni italian dhe bashkë-paditësve të tjerë 111 milionë euro (124.6 milionë dollarë) për shpronësimin e investimeve të tyre në një stacion televiziv.

Avokatët e Francesco Becchettit dhe bashkë-paditësve të tjerë konfirmuan se një Gjykata e Qendrës Ndërkombëtare për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve të Investimeve (ICSID) ka marrë vendimin e datës 24 prill, pasi arriti në përfundimin se Shqipëria ka shkatërruar investimet e paditësve në një shoqëri televizive të quajtur Agonset Shpk. Bashkë-paditësit e Becchettit përfshijnë partnerin e biznesit Mauro de Renzis dhe dy shoqëri italiane: Hydro Srl, e formuar për të drejtuar një hidrocentral në Shqipëri dhe shoqërinë italiane të ndërtimit Costruzioni Srl.

Raportime nga mediat lokale kishin thënë se është dhënë vendimi, por të dyja palët kishin mbetur të heshtura deri më tani.

Becchetti dhe Bashkë-paditësit e tij pretenduan në arbitrazhin e filluar në vitin 2015, se Shqipëria i kishte vënë në shënjestër ata me pastrim të parave kriminale, evazion fiskal dhe akuza të tjera dhe kishte sekuestruar pasuritë e de Renzis dhe të tjerëve në shoqëritë, përfshirë Agonset, si ndëshkim për mbulimin mediatik të pafavorshëm të qeverisë.

Avokati i paditësve tha në një deklaratë të mërkurën se gjykata arriti në përfundimin se “kur merren së bashku, të gjitha çështjet e diskutuara … mbështesin fuqishëm përfundimin se vendimet e sekuestrimit ishin kulmi i një fushate politike kundër paditësve”.

Gjykata konkludoi më tej se marrja e Agonset nga Shqipëria “nuk ishte një ushtrim legjitim i kompetencave të tij policore” dhe se investimi i Paditësve në Agonset u shpronësuar si rezultat, sipas deklaratës.

Vendimi nuk është bërë ende publik.

Becchetti vlerësoi vendimin në një deklaratë të mërkurën, duke thënë se ai vjen pas “katër vjet betejë të vështirë”, transmeton Panorama.

“Marrja e konfirmimit se ke qenë subjekt i një persekutimi nga një shtet është i rrallë dhe ne jemi të kënaqur që fjalët e shkruar nga arbitrat tregojnë se jemi plotësisht të pafajshëm” tha Becchetti.

Partnerja e Debevoise & Plimpton LLP Catherine Amirfar, pjesë e ekipit ligjor që përfaqëson paditësit, gjithashtu vlerësoi vendimin duke thënë se “Ky vendim është një vërejtje e fortë kundër sjelljes së paligjshme të Autoriteteve shqiptare për të sulmuar mediat e pavarura dhe na kujton të gjithë vitalitetin e vazhdueshëm të sundimit të ligjit.”

Avokati i Shqipërisë nuk mund të arrihej për koment jashtë orëve të zakonshme të punës në Evropë të mërkurën.

Vendimi vjen dy vite pasi gjykata e ICSID kërkoi nga Shqipëria që të ndalojë procedurat e ekstradimit kundër Becchetti-t, ish pronar i klubit të futbollit Leyton Orient dhe de Renzis në lidhje me hetimet tatimore dhe penale.

Të dy burrat i kishin thënë gjykatës në atë kohë se hetimet “pa bazë dhe abuzive” dhe procedimet penale kundër tyre u nisën si hakmarrje pasi Hydro Srl bëri kërkesë për arbitrazh përpara Dhomës Ndërkombëtare të Tregtisë për shkak të shkeljeve të pretenduara të Shqipërisë të marrëveshjes së koncesionit për hidrocentralin.

Një gjykatë e ICC mbajti anën e Shqipërisë në një vendim të pjesshëm në janar 2018, duke urdhëruar Hydro të paguante rreth 1.26 milion euro si kostot ligjore të shtetit dhe deri në 12.9 milion euro për disa shkelje.

Ajo spostoi një vendim mbi shumën e saktë që duhet t’i paguante Hydro Shqipërisë, duke përfshirë një vendim mbi shumën e dëmeve që shoqëria duhet të paguajë në bazë të shumës së tarifave të koncesionit që vendi do të kishte marrë në qoftë se projekti do të përfundonte. Statusi i tanishëm i këtij procesi nuk ishte i qartë menjëherë të mërkurën.

Becchetti kishte nisur transmetuesin Agonset në vitin 2012, duke përfshirë përmbajtje qeverisë shqiptare.

Pas ekspozimit të një skeme mashtrimi me identitetin qw prishwn zgjedhjet në vend në vitin 2015, autoritetet shqiptare lëshuan urdhër për të arrestuar Becchetti dhe de Renzis për falsifikimin, pastrimin e parave dhe taksat e evazionit fiskal.

Asetet që i përkisnin Agonset ishin gjithashtu të ngrira, dhe kërkesat e ekstradimit për Becchetti dhe de Renzis u dërguan në U.K në korrik 2015.

Ndërkohë, Becchetti dhe bashkë-paditësit e tij filluan arbitrazhin në qershor 2015.