Arbëri

Haradinaj ka liruar nga detyra Beqajn, por jo edhe Çekun

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë sot në konferencë për media se ka liruar nga detyra ministrin Besim Beqaj, por jo edhe zëvendësministrin, Agim Çeku.

Ai ka thënë se është duke pritur një shkresë zyrtare nga kryeparlamentari, Kadri Veseli, sepse bëhet fjalë për një emërim politik, raporton KTV.

“Asnjë veprim i imi nuk lidhet me ndonjë veprim tjetër, deri tash kam pasur katër shkarkime politike”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj është përgjigjur edhe se a do të ketë shkarkime nga partia e tij, në këtë rast për ministrin Pal Lekaj.