Arbëri

Përshkallëzon situata në Shqipëri, përplasje të ashpra në Kamzë e Burrel, disa të plagosur

Descriptive Text

Një efektiv policie ka rënë pa ndjenja sot në KZAZ në Kamzës, ku ka pasur përplase mes militantëve të PD për të hyrë në këto ambiente.

Image

Është parë që polici ka rënë pa ndjenja dhe ka qenë në gjendje të rënduar, por edhe pas ndihmës që i është dhënë nga personat aty pranë, nuk ka mundur të përmendet.

Menjëherë e kanë nisur për në spital për të marrë ndihmën mjekësore.

Image

Kujtojmë se ditën e sotme gjatë paradites në këtë shkollë, ku janë vendosur materialet zgjedhore, ka pasur përplasje mes militantëve të PD dhe forcave të policisë, për të penguar futjen e tyre në qendrën e KZAZ, dhe pak më herët është përdorur edhe sprej lotsjellës nga policia për të shpërndarë qytetarët të cilët arritën të hapin portën kryesore të shkollës.

Në Burrel, në KZAZ-në numër 16, punonjësit e policisë bashkiake dhe militantë të Partisë Demokratike kanë tentuar të mësyjnë brenda KZAZ-së. Policia e Rendit në mbrojtje të KZAZ-së brenda së cilës ka materiale zgjedhore, kanë hedhur gaz lotsjellës.

Situata është mjaft e tensionuar, ndërsa të pranishëm janë edhe efektivë të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, të cilët kanë nisur shoqërimet e para të personave më aktivë në këto situata.

Mësohet se kryetari i PD i degës së Burrelit është plagosur me mjete të forta.

KZAZ-të janë sulmuar nga opozita edhe në Shkodër e Tropojë, ndërsa ka edhe të arrestuar.

Image