Arbëri

Pas refuzimit ditë më parë, Basha u paraqit sot në Prokurori

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është paraqitur këtë të mërkurë në Prokurori, pas vendimit të kësaj të fundit për të bërë shoqërimin e tij me forcë nëse nuk i përgjigjej ftesës brenda datës 20 qershor.

Një ditë më parë, në Prokurori është paraqitur edhe ish-sekretari i përgjithshëm i PD, Arben Ristani.

Më para, Basha kishte refuzuar të paraqitje, duke thënë se nuk ishte zbatuar kërkesa e ligjit për prezantimin e fakteve qe kanë rezultuar deri tani nga hetimet për lobimin e PD në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Për të njëjtën çështje, Basha është paraqitur në Prokurori edhe në muajin mars të këtij viti, duke i mohuar akuzat se ka shkelur ligjet e me kontratat e lobimit në SHBA në fushatën elektorale të zgjedhjeve parlamentare të vitit 2017.

Prokuroria thotë, se ka një mospërputhje mes deklarimeve zyrtare të bëra nga PD dhe shpenzimeve reale. Sipas prokurorisë, PD ka deklaruar vetëm shumën prej 25 000 dollarësh, dhe nuk ka bërë deklarime për shumën prej 650 000 dollarësh/2CNN.