Arbëri

Delegacioni i Vetëvendosjes në vizitë katërditore në Turqi

Delegacioni i Lëvizjes Vetëvendosje, i kryesuar nga kryetari Albin Kurti, po qëndron në një vizitë katërditore në Turqi. Ai sot vizitoi Ambasadën e Republikës së Kosovës në Ankara, ku i priti ambasadori, Avni Spahiu dhe atasheun ushtarak, Bekim Osmani, të cilët njoftuan delegacionin për aktivitetet e Ambasadës.

Në përbërje të delegacionit janë deputetet Albulena Haxhiu dhe Fitore Pacolli, kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, kryetari i Qendrës së Prishtinës, Arben Vitia, dhe asambleisti i Kuvendit Komunal të Prishtinës, Arbër Vokrri po qëndrojnë në një vizitë katërditore në Turqi.

Më pastaj delegacioni u takuan me drejtorin e TIKA-s për Evropën Lindore dhe Ballkanin Perëndimor, Mahmut Zütüh Çevik. Drejtori Çevik i informoi rreth aktiviteteve dhe projekteve që ka realizuar TIKA në Kosovë. Ai theksoi se janë rreth 600 projekte me vlerë rreth 35-40 milionë euro prej të cilave 260 projekte sociale, ku hyjnë 150 projekte në fushën e edukimit dhe 60 projekte në shëndetësi.

Kryetari Kurti e falënderoi z. Çevik për mikpritjen dhe për projektet që ka realizuar TIKA në Kosovë. Kurti e njoftoj z. Çevik se këtë vit Kosova shënoi 20 vjetorin e çlirimit nga Serbia dhe shtoi se Kosova është vend i varfër edhe për shkak se okupatori serb ka kryer shumë vrasje e masakra, dhe ka shkaktuar shumë vuajtje e dëme. Papunësia është shumë e lartë dhe na mungojnë investimet ekonomike, sidomos ato të cilat rrisin prodhimtarinë në Kosovë. Aty ku neve mund të na ndihmojë Turqia dhe TIKA në veçanti është lidhja e arsimit profesional me ekonominë prodhuese.

Në anën tjetër, kryetari i Prizrenit Haskuka e falënderoi për ndërtimin e çerdhes ne Komunën e Prizrenit, projektin për bibliotekën, restaurimet e monumenteve si dhe trajnimin profesional të shumë të rinjëve nga Prizreni.

Arben Vitia, foli në veçanti për projektet e TIKA-s në shëndetësi, arsim dhe sidomos për Qendrën eAutizmit dhe sindromën DOWN. Ai falënderoi TIKA-n për këtë projekt të rëndësishëm, ku përveç investimeve materiale pritet të ofrohet edhe ndihmë profesionale për këtë qendër.

{gallery}