Arbëri

Lluka thotë se Shqipëria ka nisur implementimin e marrëveshjes për heqjen e roamingut

Foto: Koha

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ka bërë të ditur se tashmë Shqipëria ka filluar me implementimin e marrëveshjes për heqjen e tarifave roaming për qytetarët e Kosovës.

Sipas tij, të gjithë kosovarët që vizitojnë Shqipërinë tash mund të komunikojnë pa roaming.

Postimi i plotë:

Shqipëria ka filluar me implementimin e marrëveshjes për heqjen e tarifave roaming për të gjithë qytetarët e Kosovës që vizitojnë mëmëdheun. Komunikim të këndshëm!

{gallery}