Arbëri

Një grup protestuesish e presin Ramën në Londër me “O mashtrus, o mafioz”

Kryeministri Edi Rama ka nisur sot vizitën e tij në Londër, ku dhe do të ketë takime zyrtare. Por duket se një surprizë e pakëndshme e ka pritur tek dera e hotelit.

Kreu i qeverisë është pritur me protesta. ”O mashtrues, o mafioz”, këto janë disa nga thirrjet e tyre.

Reagimi i Ramës ka qenë vetëm një nënqeshje përballë tyre, duke vijuar rrugën e tij. ndërkaq shqiptarët kanë vijuar të protestojnë kundërqeverisë së Ramës edhe në rrugët e Londrës, transmeton Gazeta Shqiptare.