Arbëri

Veseli: Do të luftoj për ta çliruar Kosovën nga korrupsioni dhe abuzimet

Descriptive Text

Kreu i PDK-së, Kadri Veseli, ka thënë se do të luftojë për ta çliruar Kosovën nga korrupsioni dhe abuzimet, njësoj siç ka luftuar kundër Serbisë.

Në konventën festive të kësaj partie, ai ka thënë se Kosova e ka përfunduar luftën për liri e pavarësi, por nuk është përfunduar lufta për shtetin e së drejtës, për shtetin si garanci e zhvillimit.

“Prandaj, sot jam këtu, për t’u zotuar para jush, se ashtu siç kam luftuar për çlirimin e Kosovës nga Serbia, ashtu do të luftoj, së bashku me të gjithë ju, që ta çlirojmë Kosovën nga korrupsioni, nga nepotizmi, nga abuzimet”, tha ndër të tjera Veseli.

Veseli, pa kundërkandidat dhe pa asnjë votë kundër, për herë të dytë është zgjedhur kryetar i PDK-së, të dielën.