Arbëri

Serwer flet për Kohën Ditore, thotë se Thaçi e Vuçiqi tashmë janë marrë vesh

Foto: Driton Paçarada / Koha

Nesër në gazetën Koha Ditore mund ta lexoni intervistën me ekspertin amerikan për çështjen e Ballkanit, Daniel Serwer.

Ai flet për përpjekjet e dështuara që të arrihet marrëveshja Kosovë-Serbi, si dhe çështjet që kanë përplasur Amerikën dhe Evropën.

Për cilat parime, Serwer i pandeh ShBA-të se kanë hequr dorë?

Si kanë hyrë në mashtrime të ndërsjella presidentët Thaçi e Vuçiq dhe cila është e vërteta rreth letrës së presidentit Trump, sipas ish-diplomatit amerikan?

Por, ka një pikë të vetme për të cilën Serwer është i bindur se dy presidentët tashmë janë marrë vesh dhe po i fërkojnë duart ta nënshkruajnë në “Kopshtin e Trëndafilave” në Washington.

Intervistën e plotë, realizuar nga gazetari Fitim Gashi, mund ta lexoni në numrin e së hënës në gazetë.