Arbëri

Krejt Kosova autostradë

Foto: Driton Paçarada / Koha

Shuma të mëdha parash janë duke u shpenzuar për autostradat në Kosovë. Por informata të pakta janë duke u dhënë për to.

Miliarda euro janë harxhuar deri tash, edhe pse asnjëherë nuk janë ditur shifrat e sakta. Të ndryshme janë thënë edhe kilometrat e përfunduara, pasi institucionet e vendit vazhdimisht i kanë mbajtur të mbyllura të dhënat për këto autostrada. Ose i kanë ndryshuar vazhdimisht ato, shkruan sot “Koha Ditore”.

Kosova, që kishte dalë nga lufta me një infrastrukturë të trashëguar nga koha e ish-Jugosllavisë, dy vjet pas Pavarësisë (më 2010) po e fillonte projektin më të madh rrugor deri atëherë: Autostradën “Dr.Ibrahim Rugova”, që i bashkon dy shtetet shqiptare Kosovë-Shqipëri. Ky projekt parashihej të ndërtohej nga pika kufitare verilindore e vendit-Merdar për t’u lidhur me Rrugën e Kombit (matanë kufirit) në pikën kufitare në Morinë.

Për këtë projekt konsorciumi “Bechtel&Enca” pritej të merrte 700 milionë euro, ose rreth 8 milionë për kilometër. Por kjo shifër e kishte kaluar 1-miliardëshin derisa kishte ardhur koha për të prerë shiritin. Ndërkohë, autostrada u ndal në fshatin Trudë të Prishtinës dhe po ashtu për afro 20 kilometra ajo kalon nëpër magjistrale, pjesa ku ishte zgjeruar më herët rruga nga Fushë-Kosova në drejtim të Pejës (deri në Komoran). Dyshimet për keqpërdorime të shumta nuk janë zbardhur nga atëherë.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)