Sot temperaturat deri në 33 gradë në Kosovë Foto: Ilustrim/Koha

Sot temperaturat deri në 33 gradë në Kosovë

13 June 2019 08:14

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka paralajmëruar një tjetër ditë me diell dhe me temperatura të larta.

Sipas IHMK-së, termometri sot do të kalojë mbi 30 gradë celsius.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-16 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 31-33 gradë celsius”, njofton IHMK.

Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 1-9m/s.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme