Arbëri

Çifti Pupovci e kujton ditën e lirisë, pas muajve të tërë të frikës në Prishtinë

Mbrëmjen e 12 Qershorit të vitit 1999, tanket e NATO-s ishin pozicionuar në këtë park, në lagjen “Dardania” në Prishtinë.

Dukagjin e Hatixhe Pupovci, çift, atëkohë në të 30-at, gjatë tërë kohës së luftës, kishin qëndruar në disa banesa në Prishtinë, raporton KTV.

Çifti i cili kishte edhe 3 fëmijë, gjatë kohës së qëndrimit ishte informuar për ardhjen e NATO-s nëpërmjet televizionit. 12 Qershorin e 1999-s, çifti Pupovci e sheh si një ndër ditët më të lumtura të jetës.

Duke i falënderuar të gjithë ata që ndihmuan Kosovën në çlirim, Dukagjini e Hatixhja kanë edhe një mesazh drejtuar qytetarëve të Kosovës.

Më 12 qershor të vitit 1999, NATO hyri në Kosovë, pas fushatës ushtarake e cila zgjati rreth tre muaj, kundër caqeve serbe në Kosovë.