Hillary Clinton: SHBA-ja do të vazhdojë mbështetjen për Kosovën

Hillary Clinton: SHBA-ja do të vazhdojë mbështetjen për Kosovën

12 June 2019 19:23

Në pamundësi për të qenë në 20-vjetorin e çlirimit në Kosovë, ish-sekretarja e shtetit amerikan, Hillary Clinton, ka dërguar një video-mesazh për Kosovën.

Clinton në videon e publikuar në Konferencën Ndërkombëtare të Sigurisë “20 vjet liri: Një vizion për paqe të qëndrueshme”, ka thënë se SHBA-ja i ka mbështetur dhe do të vazhdojë t’i mbështesë kauzat e Kosovës.

“Shënimi i sotëm është për një përparim, për një paqe, për një të ardhme të ndritshme që qytetarët e Kosovës e meritojnë. Pavarësia, e drejta, zgjedhjet e drejta dhe kredibile, përforcimi i drejtësisë dhe rritja ekonomike kanë shënuar ndryshime. Aleanca e NATO-s, mbetet esenciale për mbrojtjen e lirive të cilat janë fituar. Derisa merrni kohë për t’i kujtuar të dashurit tuaj, dhe pajtimit e drejtësisë, duke punuar drejt integrimit evropian, mbani në mend se ju keni shumë miq amerikan dhe po i mbështesin fuqishëm kauzat e juaja”, thuhet në video mesazhin e ish-sekretares Clinton, raporton KP.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme