Kryesia e LDK-së mblidhet për të diskutuar mocionin e mosbesimit

Kryesia e LDK-së mblidhet për të diskutuar mocionin e mosbesimit

12 June 2019 15:26

Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës është mbledhur për të diskutuar edhe njëherë mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë së Kosovës.

Po ashtu, në takimin e mesditës së sotme është diskutuar edhe për procesin e zgjedhjeve të brendshme në këtë subjekt politik.

Ndryshe, Lidhja Demokratike e Kosovës është e përkushtuar që të ndërtojë një front opozitar të qëndrueshëm, që do të rezultojë me rrëzimin e koalicionit PAN.

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa ka pasur takime të ndara edhe me dy liderët e partive opozitare Lëvizja Vetëvendosje dhe Partinë Socialdemokrate.

Madje, ata kanë harmonizuar edhe tekstin e mocionit dhe kanë shprehur gatishmërinë për t’i bashkuar votat për rrëzimin e qeverisë.

Por, votat e LDK-së, të PSD-së dhe Vetëvendosjes nuk mjaftojnë për rrëzimin e Qeverisë, dhe rrjedhimisht, opozita duhet të kërkojë partnerë tjerë për të arritur finalizimin e nismës që ka ndërmarrë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme