Sot në Prishtinë mbahet pjesa e parë e Testit të Maturës Foto: Ilustrim/Koha

Sot në Prishtinë mbahet pjesa e parë e Testit të Maturës

12 June 2019 08:20

Sot nxënësit e rajonit të Prishtinës do t’i nënshtrohen pjesës së parë të Testit të Maturës. Pjesa e parë e këtij testi përbehet nga pyetje nga lëndët gjuhë shqipe dhe gjuhë angleze.

Në të dy pjesët, testi do të ketë 200 kërkesa, ndërsa pragu i kalueshmërisë do të jetë me 40 për qind të përgjigjeve të sakta.

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi sot do të vizitojë maturantët që do të testohen në qendrën e testimit në Shkollën e Mesme të Mjekësisë “Dr. Ali Sokoli”.

Masa ndëshkimi janë paraparë për maturantët dhe administratorët e testit nëse zihen duke kopjuar, ndërkohë që zhurmues të valëve të telefonit do të vendosen në të gjitha qendrat e testimit.

Në total, provimit shtetëror të maturës do t’i nënshtrohen mbi 28 mijë nxënës nga e gjithë Kosova.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme