Arbëri

Zbehet pritshmëria nga Samiti i Parisit

Foto: Samiti i Berlinit

Janë zbehur pritjet për një epilog pozitiv rreth dialogut nga Samiti i Parisit, i planifikuar të mbahet në fillim të korrikut.

Madje zyrtarët serbë kanë thënë se është shumë e mundur që takimi të mos mbahet fare, nëse Qeveria e Kosovës nuk e heq taksën prej 100 për qind ndaj mallrave serbe. Sipas Qeverisë së drejtuar nga Haradinaj, janë vetëm dy opsione për heqjen e taksës, shkruan sot “Koha Ditore”.

Nën organizimin e presidentit të Francës, Emmanuel Macron dhe kancelares gjermane Angela Merkel, më 1 dhe 2 korrik, janë ftuar në Paris udhëheqësit e Kosovës dhe të Serbisë.

Sipas analistit Krenar Shala është për t’u vlerësuar gatishmëria e Francës dhe Gjermanisë për të intensifikuar dhe koordinuar përpjekjet për arritjen e marrëveshjes gjithëpërfshirëse në mes të Kosovës dhe Serbisë. Por nuk pret ndonjë rezultat konkret prej tij.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)