Arbëri

Bullgaria i do të 6 vendet e Ballkanit Perëndimor në BE

Foto: Reuters / ilustrim

Ministrja e Jashtme e Bullgarisë, Ekaterina Zaharijeva tha sot në Forumin Globsek në Bratisllavë, se vendi i saj dëshiron t'i shohë si pjesë të familjes europiane që të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, raportojnë mediat, transmeton Koha.net.

Edhe presidentët e Malit të Zi e të Serbisë, Millo Gjukanoviq, përkatësisht Aleksandar Vuçiq janë shprehur se për vendet e rajonit nuk ka alternativë përveç Bashkimit Europian, transmeton Koha.net.

Vuçiq ka përmendur Kosovën si pengesën më të madhe për integrimin e Serbisë në BE.