Arbëri

Zyrtari i MASHT-it denoncon ministrin Bytyqi për kërcënim fizik

Denoncim për kërcënim fizik ka bërë të enjten ushtruesi i detyrës së drejtorit për integrime evropiane, koordinim të politikave dhe çështje ligjore në Ministrinë e Arsimit, Ferit Idrizi, ndaj ministrit Shyqiri Bytyqi, shkruan sot Koha Ditore.

Sipas Idrizit, ministri e kërcënoi atë meqë nuk pranoi të nënshkruajë një dokument që, siç thotë, nuk ishte i bazuar në ligj.

Bëhet fjalë për një opinion ligjor, të cilin e ka kërkuar ditë më parë Agjencia e Akreditimit nga MASHT-i pasi Komisioni i ankesave i AKA-së, përmes disa vendimeve që i kishte marrë kishte anuluar vendimet e Bordit të Agjencisë, i cili ua kishte refuzuar akreditimin disa institucioneve.

Idrizi denoncimin e ka bërë të enjten pasi pretendon se të mërkurën ministri e kërcënoi fizikisht. Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e ka konfirmuar se me këtë rast tashmë është duke u marrë Policia.

“Mund të konfirmoj se rreth orës 13:00 e kemi marrë një informatë për një mosmarrëveshje mes dy palëve dhe në bashkëpunim me organet kompetente jemi duke e trajtuar”, ka thënë shkurt ajo. (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)