Arbëri

FMN-ja i tregon Qeverisë se s’mund të rrisë pagat me buxhetin aktual

Fondi Monetar Ndërkombëtar ia ka bërë të qartë qeverisë se me buxhetin aktual nuk mund t’i rrisë pagat në sektorin publik.

Sipas këtij institucioni, qeveria duhet të fokusohet në ligjin për pagat sipas marrëveshjes së arritur, raporton KTV.

Shoqëria civile akuzon të parin e qeverisë se ka rënë pre e presionit të sindikatave, ndërkohë që shoqatat e biznesit i druhen largimit të stafeve profesionale nga sektori privat tek ai publik.

Drejtues të Institutit GAP thonë se kryeministri ra nën ndikimin e presionit të sindikatave dhe paralajmërimeve për zgjedhje të parakohshme.

Një paralajmërim i tillë ka ngritur në këmbë sindikata e shoqata të bizneseve. Sindikata e Policisë së Kosovës i ka kërkuar qeverisë që ngritja e pagave të përfshijë edhe policët.


FMN-ja i tregon Qeverisë se s’mund të rrisë... by kohanet