Arbëri

Qytetarët e quajnë UNMIK-un RUSMIK, mision i Rusisë në Kosovë

Në mbikalimin Fushë-Kosovë-Prishtinë, është parë një grafit me mbishkrimin RUSMIK.

Iniciativë qytetare si revoltë e grumbullimit të rusëve në UNMIK. Rastet e fundit e kanë shtuar pakënaqësinë qytetare ndaj UNMIK-ut duke e quajtur atë RUSMIK. (Russian mision in Kosovo).

Ndryshe në aksionin e Policisë së Kosovës kundër disa zyrtarëve policor dhe të disa personave të tjerë ishte i përfshirë edhe një zyrtar i UNMIK-ut, i nacionalitetit rus, raporton televizioni publik.

Zyrtari i UNMIK-ut Mikhail Krasnoshchenkov ditë më parë është shpallur persona Non Grata nga autoritetet e Kosovës. Krasnoshchenkov, ditën kur Policia e Kosovës realizoi aksion në pjesën veriore të vendit, bllokoi rrugën duke penguar ata të kryenin punën e tyre. Ai më pas ishte arrestuar.

Image