Arbëri

Gjobitet Ministria e Shëndetësisë - hapi tender pa hulumtim të çmimeve në treg

Furnizimi me Acid Askorbik nuk është bërë nëpërmjet procedurave të rregullta të prokurimit qe 21 muaj. Ministria e Shëndetësisë e ka hapur tenderin për këtë produkt të listës esenciale më 2017.

Por për shkak se ministri Uran Ismaili nuk ka pranuar ta firmosë atë me arsyetimin se çmimi i ofruar nuk është në linjë me çmimet e tregut, procesi ka përfunduar tek Organi Shqyrtues i Prokurimit. Edhe kompania fituese ndërkohë është ankuar në “gjykatën e tenderëve” për shkeljen e të drejtave të saj, raporton Koha Ditore.

Tek javën e kaluar OShP-ja ka nxjerrë vendimin që i nxjerr të dëmtuara të dyja palët. Përderisa u ka dhënë të drejtë Ministrisë së Shëndetësisë dhe ministrit Ismaili që nuk e kanë nënshkruar këtë kontratë dhe kanë vërtetuar anulimin tenderit, në të njëjtën kohë OSHP-ja ka gjobitur MSh-në për shkak se nuk kanë bërë hulumtim të tregut para se ta rekomandonin kompaninë si fituese të tenderit. Përveç gjobës me para, OShP-ja ka rekomanduar masa të tjera për zyrtarët e MSh-së.

“I shqiptohet gjobë autoritetit kontraktues - MSh-së në shumën prej 10 mijë eurosh për moshulumtim të çmimeve të tregut në fazën fillestare”, thuhet në vendimin e OShP-së. Sipas këtij vendimi, MSh-ja ka bërë hulumtim të tregut vetëm pasi që OShP-ja e ka kërkuar një gjë të tillë.

“OShP-ja me vendimin e datës 07.05.2018, e edhe me vendime të tjera ka arsyetuar se Autoriteti Kontraktues (v.j M.Sh.) nuk ka hulumtuar çmimet e tregut në fazat e procedurës siç parashihet në Ligjin e Prokurimit Publik”, thuhet në vendim....(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)