Arbëri

Auditori evidenton mangësi në kalkulimin e bazës doganore të mallrave

Mangësi në kalkulimin e bazës doganore, mosaplikim të çmimeve uniformë në rastin e rivlerësimit të mallrave për qëllime tatimore dhe mosazhurnim të kontratave të punës, ka evidentuar Zyra Kombëtare e Auditimit në Doganën e Kosovës.

Në raportin e auditimit thuhet se zyrtarët doganorë në dy raste nuk kishin marrë parasysh kërkesat e Udhëzimit Administrativ për kodin doganor dhe akcizën në rastin e mallrave të importuara, shkruan sot Koha Ditore.

Edhe pse në Udhëzimin Administrativ për implementimin e kodit doganor dhe të akcizës, nenin 71, pika 2 e tij thuhet se nëse as mallrat e importuara, as mallrat identike e as të ngjashme të importuara nuk janë shitur në kohën apo periudhën e afërt kohore, vlera doganore e mallit të importuar bazohet në çmimin për njësi, sipas të cilit mallrat e importuara apo identike, apo të ngjashme janë shitur në Kosovë.

Auditori ka identifikuar se tek importi i artikullit “maica nga pambuku për të rritur” dhe importi i artikullit “material për izolim kondor”, të importuar me terma të njëjtë në periudha të ndryshme kohore, detyrimet doganore janë vlerësuar me çmime të ndryshme. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)