Arbëri

Vuçiqi ankohet tek ambasadori rus: Ditë të vështira për serbët e Kosovës dhe për Serbinë

Descriptive Text

“Dy ditët e shkuara kanë qenë shumë të vështira për serbët në Kosovë dhe për Serbinë dhe se të gjithë hapat e Prishtinës dëshmojnë se asgjë më lehtë nuk do të jetë as në të ardhmen”, ka deklaruar sot presidenti i Serbisë Alaksandar Vuçiq gjatë bisedës që pati me ambasadorin rus në Beograd Aleksandar Çepurin, transmeton Koha.net.

Ai, siç njofton agjencia FoNet,ka shfaqur keqardhjen për “lëndimin e shtetasit rus, Michail Krasnoschenko”.

Çepurin ka thënë se Rusia e “dënon me vendosmëri provokimin e padyshimtë” i cili, siç tha, është “shprehje e arrogancës së autoriteteve të Prishtinës”, ndërsa ka kërkuar “hetim të plotë e dënim për aktorët”.

Ai ka shtuar se me kërkesat e Rusisë është njoftuar sekretari i Përgjithshëm i OKB-së si dhe misioni i KB-së në Kosovë.

Vuçiqi e ka falënderuar Rusinë për ndihmën në mbrojtjen e integriteti territorial dhe sovranitetit të Serbisë.

Çepurin ka premtuar se Rusia do ta vazhdojë këtë përkrahje për Serbinë.