Sipas Daçiqit, Serbia dëshiron dialog me Kosovën, por pas heqjes së taksës

Sipas Daçiqit, Serbia dëshiron dialog me Kosovën, por pas heqjes së taksës

28 May 2019 14:17

Ministri i Brendshëm serb Ivica Daçiq thotë se vendi i tij dëshiron dialog me palën kosovare, me qëllim të gjetjes së një zgjidhje kompromisi.

"Serbia kërkon një dialog, ne duam që ky dialog të ndihmojë në gjetjen e zgjidhjeve komprometuese dhe të bëjmë diçka të mirë për popullin tonë në rajon, por gjashtë vjet kanë kaluar që nga Marrëveshja e Brukselit dhe ne kemi një konstante, njëra pas tjetrës, disa incidente të reja," tha Daçiq.

Ai shtoi se forcat e Kosovës mund të hyjnë në veri vetëm duke lajmëruar paraprakisht KFOR-in dhe kryetarët e katër komunave me shumicë serbe.

Më herët Serbia ka paralajmëruar se dialogu me palën kosovare do të vazhdojë vetëm pas largimit të taksës ndaj mallrave serbe, të vendosura në nëntor të vitit të kaluar.

Prishtina zyrtare ia ka bërë me dije Serbisë se heqja e taksës do të ndodhë vetëm atëherë kur Serbia të njohë shtetin e pavarur të Kosovës.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme