Arbëri

Sot shënohet Dita e Dëshmorëve të Kombit

Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së, me rastin e 5 Majit - Ditës së Dëshmorëve të Kombit, sot do të kenë një varg aktivitetesh.

Do të bëjnë homazhe dhe aktivitete në qytetin e Krumës, bashkia e Hasit në Shqipëri, homazhe në varrezat e dëshmorëve në Prishtinë, si dhe homazhe e aktivitete të tjera në disa komuna të Kosovës.