Moti i paqëndrueshëm në pesë ditët e ardhshme, nuk përjashtohet breshër e stuhi Foto: Koha / ilustrim

Moti i paqëndrueshëm në pesë ditët e ardhshme, nuk përjashtohet breshër e stuhi

27 May 2019 00:02

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, edhe java e fundit e muajit maj do të paraqitet e paqëndrueshme, e kjo si pasojë e cikloneve aktive mbi Gadishullin e Ballkanit, të cilët do të kushtëzojnë mot të ndryshueshëm, me shi dhe shkarkime rrufesh.

Reshjet më të theksuara priten të jenë ditën e enjte dhe të premte, ndërsa, ditët tjera me mot me diell dhe reshje lokale dhe të izoluara shiu. Nuk përjashtohen kushtet që në vende të kufizuara të ketë reshje breshëri dhe stuhi.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 8-12gradë Celsius, ndërsa temperaturat maksimale gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit, do të lëvizin ndërmjet 17-25 gradë Celsius.

Të premten parashihet të shënohen vlerat më të ulëta të temperaturave maksimale, ndërsa të mërkurën, merkuri në termometër parashihet të shënojë vlerat më të lartë, deri 25 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga juglindja dhe verilindja me shpejtësi 1-15 m/s.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme