Prizreni kujton 27 martirët e masakrës së Tusuzit, familjarët kritikojnë institucionet

26 May 2019 19:10

Zemrije Abdylmexhiti, mes lotësh, po bën homazhe për 10 familjarët e saj të masakruar nga forcat serbe gjatë vitit 1999, në Kodrën e Trimave në Prizren.

Në 20-vjetorin e vrasjes së familjarëve të saj, thotë se edhe më tutje ndien dhimbje të njëjtë dhe ndihet e indinjuar me institucionet, raporton KTV.

Sipas saj, pushtetarët nuk kanë punuar për t’i dënuar kriminelët serbë, vetëm se kjo nuk u ka ndodhur atyre.

Edhe Isam Thaçi është i zhgënjyer me institucionet, për çka thotë se injorimi që ua kanë bërë tash e 20 vjet, ka bërë që kriminelët që ia vranë babanë të mos vuajnë dënimin e merituar.

Për ta kujtuar kontributin e 27 të masakruarve nga forcat serbe, pati shumë të pranishëm.

Në emër të familjarëve, Islam Thaçi pati vetëm një kërkesë.

Derisa, u dhanë kritika për heshtjen e institucioneve karshi shtetit serb.

27 martirët e masakrës së Tusuzit, në mënyrë barbare u vranë nga forcat serbe, disa prej të cilëve edhe u dogjën. Kështu, kjo njëherësh është edhe masakra më e rëndë që u bë në qytetin e Prizrenit.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme