Hoxhaj paralajmëron ulje të ministrive në Qeveri Foto: Koha

Hoxhaj paralajmëron ulje të ministrive në Qeveri

26 May 2019 14:37

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se qëllim i PDK-së është një qeveri e vogël dhe efikase.

Qeveri, që sipas tij, punon në zhvillimin ekonomik dhe rritjen e cilësisë së jetës.

Ai në një postim në Facebook, ka thënë se Dekada e Re ka prioritet mirëqenien e qytetarëve në Pejë dhe kudo në Kosovë.

“Si shtet i vogël ajo që mund të bëjmë është zhvillimi i ekonomisë dhe rritja e cilësisë së jetës përmes edukimit cilësor, shëndetësisë efikase dhe mjedisit të pastër. Ndërsa, këtë mandat qëllimi ynë është një qeveri e vogël dhe efikase që punon në këtë drejtim”, ka shkruar ai.

 

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme