Vuçiq: Serbia i ka mbrojtur interesat në Kosovë, serbët i dominojnë të gjitha institucionet e veriut Foto: Koha

Vuçiq: Serbia i ka mbrojtur interesat në Kosovë, serbët i dominojnë të gjitha institucionet e veriut

26 May 2019 14:07

Kuvendi i Serbisë nesër mban seancën në të cilën presidenti Aleksandar Vuçiq do ta paraqesë raportin rreth Kosovës

Në seancë nuk do të jetë një pjesë e opozitës e cila edhe më tej e bojkoton punën e Kuvendit, ndërsa këtë seancë ajo e quan mashtrim të ri rreth Kosovës, transmeton Koha.net.

Në tekstin prej 82 faqesh, siç njofton portali i Beogradit “danas”, më së shumti do të flitet për punën që në Kosovë e ka bërë e ashtuquajtura Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë e udhëhequr nga Marko Gjuriqi. Aty përmenden projektet e realizuara si dhe ndihma e dhënë për serbë në Kosovë. Në raport janë botuar edhe fotografitë nga renovimi i shkollave, spitaleve...

Sipas raport, me bisedimet Beograd ë Prishtinë është ruajtur paqja dhe qetësia në Kosovë dhe më gjerë.

Theksohet po ashtu se angazhimi i Serbisë në dialog bëri që “pjesërisht të amortizohet qëndrimi i pa kompromis i përkrahësve të pavarësisë së Kosovës dhe se ata tash nuk mendojnë më se pavarësia e Kosovës është çështje përfunduar“.

Shtohet se Serbi ia ka dalë që tërësi t’i mbrojë interesat e veta në Kosovë në kontekstin e integrimeve evropiane “pa bërë koncesione esenciale “.

„Përkundër kritikave lidhur me dorëzimin e interesave serbe në veri të Kosovës, në atë hapësirë serbët aktualisht dominojnë në të gjitha institucionet politike, policore e gjyqësore dhe se dominimi i tyre është i pranuar nga Prishtina dhe nga faktori ndërkombëtar“, shkruan në raport .

Nga viti 2013janë mbajtur 188 takime, nga të cilët 24 në nivel të lartë politik, e janë nënshkruar 45 marrëveshje e ujdi politike, teknike dhe në nivel ekspertësh, thotë raporti .

Në fund theksohet se Serbia është e vendosur për vazhdimin e bisedimeve me Kosovën por më parë duhet hequr taksën e vënë ndaj mallrave serbe.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme