Arbëri

Trajkoviq: Vuçiqi po e ngadalëson hetimin për vrasjen e Oliver Ivanoviqit

Foto: Koha

Kryetarja e Lëvizjes evropiane të serbëve në Kosovë Rada Trajkoviq ka vlerësuar se”me dhënien e abolimit Milan Radoiçiqit”, presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçqi po e ngadalëson hetimin rreth vrasjes së Oliver Ivanoviqit, transmeton Koha.net.

Siç përcjell portali Kossev, Rada Trajkoviq ka thënë se opinioni dëshiron ta dijë të vërtetën se kush e ka vrarë Ivanoviqin deh se ajo nuk do të pushojë së bëri këtë pyetje derisa të mos zbardhet e vërteta.

"Është e qartë se obstruksion ka, dhe është pikëlluese që obstruksioni gjendet Beograd, pasi që Radoiçiqit nuk i rekomandohet dorëzimi për ta dëshmuar pafajësinë e vet në proces. Atij t’i sigurohet logjistika e shtetit të Serbisë, ashtu siç i ishte siguruar edhe Oliver Ivanoviti të ndjerë derisa po gjykohej dhe jo ai mbahet kështu e ne të gjithë të bëhemi nga pak fajtorë. Unë sinqerisht dua të merrem me këtë çështje dhe do të vazhdoj së marri me të derisa të merret vesh përfundimisht se kush e vrau Oliverin", ka thënë ajo .

Ka shtuar se modeli i heshtjes së njerëzve ka pasoja të tmerrshme dhe pohon të jetë njëri nga personat e rrezikuar pasi që flet ndryshe nga njerëzit e pushtetit.

Sipas saj, kjo është përgatitje për likuidime të reja.

Rada Trajkoviq ka theksuar se ka bërë kallëzim penal ndaj Vuçiqit dhe Marko Gjuiritiq, për shkak të cenimit të sigurisë së saj, por, ka shtuar, nuk pret që prokurori të cilin e emëron shteti, do të lejojë që procesi të zhvillohet normalisht.

Ajo ka potencuar se vrasja e Ivanoviqit dhe e Dimitrije Janiqijeviqit është arsyeja kryesore pse askush nga opozita serbe në veri nuk ka kandiduar për kryetar komunash.

"E kush të paraqitet më në këto zgjedhje e ta paguajë me kokë pse është kundërshtar i Listës Serbe? Ky është fundi i demokracisë dhe kjo vërtet është e tmerrshme",ka thënë ajo.